Pikat kryesore
- Nga Ylli Manjani Edi Rama ka zgjedhur së fundmi t’i japë një dimension të ri filozofisë së tij të qeverisjes.
- Pasi pranon publikisht se qytetarëve ua nxijnë jetën shërbimet shtetërore që nuk i marrin ose i marrin me mundim, ai kërkon të mbështetet tek një institucion i vjetër socio-moral shqiptar: besa.
- Madje edhe një gjetje politike interesante, sidomos për një qeveri që hyn në mandatin e katërt të pushtetit.
Nga Ylli Manjani Edi Rama ka zgjedhur së fundmi t’i japë një dimension të ri filozofisë së tij të qeverisjes. Pasi pranon publikisht se qytetarëve ua nxijnë jetën shërbimet shtetërore që nuk i marrin ose i marrin me mundim, ai kërkon të mbështetet tek një institucion i vjetër socio-moral shqiptar: besa. Tek fjala e dhënë. Tek përgjegjësia për ta mbajtur atë. Tek llogaridhënia. Në vetvete, kjo është një tezë e lavdërueshme. Madje edhe një gjetje politike interesante, sidomos për një qeveri që hyn në mandatin e katërt të pushtetit. Sepse, pas kaq shumë vitesh, premtimet nuk maten më me sloganet, por me bilancin. Pikërisht jetëgjatësia në qeverisje është prova më e vështirë e besës. Ajo ekspozon jo vetëm sukseset, por edhe të gjitha anët e errëta të pushtetit. Prandaj skepticizmi i qytetarëve nuk është paragjykim; është produkt i përvojës. Nëse njerëzit do ta pranojnë apo jo këtë “besë” të re politike, mbetet për t’u parë.