Pikat kryesore
- Ermir Spahiu do të mbetet te Besa e Kavajës edhe për vitet në vijim.
- Klubi kavajas dhe sulmuesi 23-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për vijimin e bashkëpunimit.
- Edhe pse kontrata e tij skadonte më 30 qershor, drejtuesit kanë vepruar në kohë duke mbyllur rinovimin.
Ermir Spahiu do të mbetet te Besa e Kavajës edhe për vitet në vijim. Klubi kavajas dhe sulmuesi 23-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për vijimin e bashkëpunimit. Edhe pse kontrata e tij skadonte më 30 qershor, drejtuesit kanë vepruar në kohë duke mbyllur rinovimin. Tashmë marrëveshja e re e Spahiut me Besën do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2028. Spahiu vjen nga akademia e Partizanit dhe ka qenë pjesë e të kuqve deri në vitin 2023, duke pasur edhe një periudhë huazimi te Luzi. Pikërisht në atë vit, 23-vjeçari i dha fund eksperiencës me “Demat” dhe nisi një aventurë të re në Kavajë.