Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i…

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i…

Pikat kryesore

  • Po pse Sali Berisha fillimisht sulmoi protestuesit si sorosianë dhe mjeranë, më pas e mbështeti dhe sot vendosi t’i bashkohej protestës, pankarta dominuese e të cilës është ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’?

Ka 13 vite që mban Edi Ramën në pushtet përmes ‘revulucionit paqësor’, hapjes e mbylljes si firzamonikë të partisë, zbulimit të armiqve të brendshëm dhe ‘rezistencës heroike’ duke përfituar kulla nga qeveria, koncensione dhe haraç nga oligarkët. Në ditën e tetë të protestave më masive, spontane, qytetare, evropiane dhe artistike në historinë pluralizimit në Shqipëri, të cilat ç’është e vërteta kanë sëkëlldisur pushtetin, Sali Berisha hedh çunin e Fahriut me grupin e molotovit, flamurin pa shkop dhe deputetë të tij që kanë tjetërsuar qindra hektarë tokë në Gjirin e Lalzit për të ndyrë, deformuar dhe sabotuar protestën. Po pse Sali Berisha fillimisht sulmoi protestuesit si sorosianë dhe mjeranë, më pas e mbështeti dhe sot vendosi t’i bashkohej protestës, pankarta dominuese e të cilës është ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’?

Lini një Përgjigje