Pikat kryesore
- Sali Berisha i ka bërë një sulm frontal Ervin Salianjit pas nisjes së aksionit të tij një ditë më parë në Durrës.
- Kreu i PD i ka quajtur pjesëmarresit e takimit, të shitur të PS, tradhtarë dhe njerëz që shkuan me pushime kur kishte zgjedhje.
- Berisha tha se PD në Kavajë kishte marrë 3 mije vota më shumë kur Salianji ishte në burg, ndërsa përgëzoi demokratët që sipas tij braktisën takimin.
Sali Berisha i ka bërë një sulm frontal Ervin Salianjit pas nisjes së aksionit të tij një ditë më parë në Durrës. Kreu i PD i ka quajtur pjesëmarresit e takimit, të shitur të PS, tradhtarë dhe njerëz që shkuan me pushime kur kishte zgjedhje. Berisha tha se PD në Kavajë kishte marrë 3 mije vota më shumë kur Salianji ishte në burg, ndërsa përgëzoi demokratët që sipas tij braktisën takimin. “Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha. Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. Se çfarë ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private. Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet. Thashë edhe njëherë, axhenda private, disa prej tyre që i njoha, pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar.” -tha Berisha. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Salianji me të rinjtë, Berisha me të vjetrit/ Kreu i PD dënon foltoren paralele: Do ngelet jashtë PD-së Salianji, karton i kuq nga Berisha/ Kreu i PD dënon Foltoren paralele: Do ngelet jashtë PD Nuk ka dakordësi për Avokatin e Popullit/ PS nuk pranon formulën e PD, në votim të gjithë kandidatët