Berisha po e banalizon partinë”, Bejko: Intelektualët e kanë braktisur doktorin!

Berisha po e banalizon partinë”, Bejko: Intelektualët e kanë braktisur doktorin!

Pikat kryesore

  • Analisti Roland Bejko komentoi për Real Story situatën brenda selisë blu në prag të zgjedhjeve për drejtuesin e tij.
  • Bejko tha se PD po banalizohet dhe po humb rolin e saj në balancën demokratike.
  • Sipas tij, Berisha e ka kthyer partinë në një “kullë ngujimi” për veten dhe familjen, ndërsa ish-mbështetësit po reagojnë gjithnjë e më fort kundër tij.

Analisti Roland Bejko komentoi për Real Story situatën brenda selisë blu në prag të zgjedhjeve për drejtuesin e tij. Bejko tha se PD po banalizohet dhe po humb rolin e saj në balancën demokratike. Sipas tij, Berisha e ka kthyer partinë në një “kullë ngujimi” për veten dhe familjen, ndërsa ish-mbështetësit po reagojnë gjithnjë e më fort kundër tij. Bejko shtoi se braktisja nga intelektualët dhe pakënaqësitë në rritje mund të sjellin pasoja serioze për të ardhmen e partisë. “Pse Berisha po e banalizon PD dhe atë organizatë që është pjesë e balancës së demokracisë? Në gjithë botën momenti i zgjedhjeve në parti merret me seriozitet dhe punohet për një kohë të gjatë që nga rezultati partia të afrohet me pushtetin. Sot kam ndjekur komentet në media dhe rrjete sociale, vura re një reagim shumë të fortë dhe serioz, të pjekur, të atyre personave që deri dje kanë qenë mbështetës të fortë të Berishës. PD është kthyer në kullën e ngujimit për të dhe familjen e vet. Ish-mbështetës të tij janë kundër me reagime, Berisha nuk i sheh? Nuk e mendon çfarë pasojash do të ketë, ndërkohë që mund të bënte tjetër sepse ky është patriark. Intelektualët kanë braktisur Berishën.”

Lini një Përgjigje