Pikat kryesore
- Duke kujtuar konstatimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, Meta thotë se i janë shkelur të drejtat e njeriut.
- Ish-presidenti pretendon se që nga 2 korriku 2025, pas një interviste, është vendosur në izolim ekstrem dhe se, sipas tij, nuk i është dorëzuar as vendimi i dënimit, duke ngritur pikëpyetje për të drejtën e ankimit.
- Pjesë nga intervista: Blendi Fevziu: A ka probleme me trajtimin tuaj?
Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, për kushtet e tij në paraburgimin e Durrësit, ku po qëndron prej gati 2 vitesh. Duke kujtuar konstatimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, Meta thotë se i janë shkelur të drejtat e njeriut. Ish-presidenti pretendon se që nga 2 korriku 2025, pas një interviste, është vendosur në izolim ekstrem dhe se, sipas tij, nuk i është dorëzuar as vendimi i dënimit, duke ngritur pikëpyetje për të drejtën e ankimit. Pjesë nga intervista: Blendi Fevziu: A ka probleme me trajtimin tuaj? Avokati i Popullit ka deklaruar se tek ju janë shkelur të drejtat normale të çdo personi në izolim. A është çdo gjë ok? Ilir Meta: Besoj se konstatimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit kanë qenë të qarta dhe publike për shkeljen e të drejtave të mia. Së fundmi, pata rastin të vizitohesha në ambientet e ajrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ri i Burgjeve, Z. Adriatik Kupi. Biseda ishte konstruktive dhe unë do t’ia parashtroj me shkrim kërkesat e mia që bazohen vetëm në të drejtat kushtetuese dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por është fakt se që nga 2 korriku 2025, kur unë iu përgjigja disa pyetjeve të gazetares Znj. Aida Toncica, jo vetëm që u dënova me izolim ekstrem, por kurrë nuk mu dorëzua vendimi i dënimit në dorë (!!!). Po e drejta e ankimit a ekziston në Republikën tonë? Në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij, Meta e ka cilësuar atë si të ndërtuar mbi standarde të papranueshme dhe ka hedhur akuza për shkelje proceduriale gjatë arrestimit dhe hetimit. Ai pretendon se ka pasur vonesa dhe parregullsi edhe në ekzekutimin e urdhrit të ndalimit dhe se ka munguar dokumentacioni i plotë i procedurës së arrestimit. “Me bindje të plotë ju siguroj se standardet e rrëmbimit që shokuan edhe ish-Kryeministrin, Z. Matteo Renzi e çdo njeri me mend në kokë, kanë qenë edhe standardet e kallëzimit, procedimit, hetimit, gjykimit dhe vetë paraburgimit. Ju mund të pyesni Avokat Genc Gjokutaj, i cili erdhi vetë te Drejtoria e Policise të Tiranës pas lajmit në media. Ai mund t’ju tregojë se sa kohë na u desh që të vinte oficeri i policisë gjyqësore për të sjellë urdhërin e ndalimit. Vetë gjykata më vonë konstatoi diferencën 1 orë e 58 minuta midis kohës së rrëmbimit (12:18) dhe arrestimit të ligjshëm (14:16). Pra 1 orë e 58 minuta ku isha unë? As procesverbali i hyrjes e daljes time nga Policia e Tiranës nuk ekziston. Më e bukura është se dy ditë më vonë kur gjykatësi Erion Çela i pyeti tre prokurorët e pranishëm se si ishte kryer arrestimi, Z. Kraja plot krenari u përgjigj: Sipas ligjit (!!!). Por edhe gjykatësi, meqënëse nuk e kishte parë në media si Z. Matteo Renzi, nuk pati asnjë vërejtje edhe pse vendimin për arrestimin e kishte marrë ai. Pastaj ju e dini që hetimet janë mbyllur që në qershor 2025. Siç e dini besoj se ‘shorti’ për seancën paraprake i ra Znj. Irena Gjoka, e cila jo vetëm ishte në hetim nga prokurori i çështjes time, por e cila kishte gjykuar çështjen DIA në 2016. Edhe pse ajo e kaloi çështjen për gjykim në themel, përsëri konstatoi mangësi serioze të hetimit, si mospyetja e personit kyç shqiptaro-amerikan që përmendet nga 200 herë në akuzë dhe plot të tjera. Ndërsa kur kërkesa për rishikim të masës së sigurimit shkon në Gjykatën e Lartë i bie gjithmonë ‘shorti’ Z. Ilir Panda, i cili është dy herë në konflikt interesi pasi jo vetëm është shkarkuar nga unë si Ministër në vitin 2000, por edhe ka qenë relator në gjykimin e çështjes DIA herën e parë.”, u shpreh Meta në këtë intervistë. Megjithatë, më tej Meta shton se pavarësisht faktit që ndodhet në izolim, ai nuk ka hequr dorë nga politika.