Berisha: Për Shabanin firmosëm se mbështeti Florjan Binajn, por pastaj na doli i lidhur…

Berisha: Për Shabanin firmosëm se mbështeti Florjan Binajn, por pastaj na doli i lidhur…

Pikat kryesore

  • I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.
  • Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.
  • “Më së paku, Endri Shabani është kryetar i një partie, nuk po marr anën tjetër.

“Endri Shabani i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn, por doli se është i lidhur kryekëput me Edi Ramën”, kështu deklaroi Sali Berisha sot, teksa çështja ishte për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke pranuar kështu se PD ka firmosur për ermin e tij dhe se nuk ishte një gabim siç deklaroi një ditë më parë. “Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike. Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën. Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë” , tha Berisha. “Më së paku, Endri Shabani është kryetar i një partie, nuk po marr anën tjetër. Por Komisioni i Ligjeve vendosi që deputetët nuk do kenë të drejtë të firmosin për më shumë se një kandidat. Në përputhje me këtë vendim, grupi parlamentar i PD dërgoi një shkresë në Kuvend ku e informon se tërheq çdo firmë për çdo kandidat. Dhe, këtë vendim të Komisionit të Ligjeve, në mënyrë të habitshme, e hodhi poshtë mazhoranca pa asnjë vendim. E bëri të paqenë pa marrë asnjë vendim në asnjë institucion. Pse e bëri këtë? Se humbisnin firmat për Endrin Shabanin” , shtoi ai.

Lini një Përgjigje