Pikat kryesore
- Analisti Arben Meçe deklaroi se opozita është kthyer në një “patericë” të kryeministrit Rama, duke u mbajtur peng nga Sali Berisha.
- Ai tha se përpjekjet e Berishës për ta bojkotuar opozitën po i shërbejnë drejtpërdrejt qeverisë.
- Sipas Meçes, demokratët po e kuptojnë se shpresa për pushtet vjen vetëm përmes një rithemelimi të thellë të Partisë Demokratike.
Analisti Arben Meçe deklaroi se opozita është kthyer në një “patericë” të kryeministrit Rama, duke u mbajtur peng nga Sali Berisha. Ai tha se përpjekjet e Berishës për ta bojkotuar opozitën po i shërbejnë drejtpërdrejt qeverisë. Sipas Meçes, demokratët po e kuptojnë se shpresa për pushtet vjen vetëm përmes një rithemelimi të thellë të Partisë Demokratike. Ai theksoi se Ervin Salianji ka sjellë brenda PD-së një frymë që është brenda militantëve. “Është kthyer në patericë të Ramës. Opozita është mbajtur peng nga Sali Berisha, me dashje dhe pa dashje, por përpjekjet e tij për ta bojkotuar dhunshëm opozitën janë mbështetje për Ramën. Është fatkeqësi që e ka uzurpuar opozitën. Dy vjet më parë, kur mori drejtimin e PD-së, thamë që shkaku kryesor i dëmtimit të opozitës do të jetë Berisha. Vetë militantët po e kuptojnë se, nëse duan të kenë një lloj shprese për pushtet, duhet ta rithemelojnë PD-në, ndryshim në themel. Berisha vijon rezistencën brenda vetes së vet. Kur Salianji doli në tregun politik, në kulmin e luftës kundër qeverisë, qeveria na futi rrotat dhe nxori Salianjin. Në këtë moment nuk është prioritet rithemelimi; duhet të ngremë kuotat në luftën kundër qeverisë. Salianji duhet ta precizojë vendimin e tij; ai ka sjellë brenda PD-së një frymë që është brenda militantëve. Këtë frymë e ke të gjallë në tre takime. Demokratët e vërtetë duan “kokën” e Saliut. Ata në sallë janë të rinj, moshë optimale për ndryshim.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Partia pa shtyllë kurrizore”/ Kthupi: PD do vdesë bashkë me Berishën! Meçe: Detyra e Salianjit të mbledhë militantë që kanë bërë luftë për ideal “PD parti bolshevike”, Fatbardh Kadilli: Berisha dhe Salianji mjeshtër të fasadës Wirtual Wars me Jeta Kasemi, (17/12/2025)