Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Shabanit shkelmuat çdo mundësi bashkëpunimi

Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Shabanit shkelmuat çdo mundësi bashkëpunimi

Pikat kryesore

  • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se me veprimet që PS bëri për të zgjedhur Endrit Shabanin si Avokat të Popullit shkatërroi çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën.
  • “Për sa i përket deklaratës së Taos, apo Taulant Begoyarisit, dua të them vetëm kaq.
  • Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizimit damkosjen ndërkombëtare të tyre, duke paraqitur qindra e mijëra fakte.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se me veprimet që PS bëri për të zgjedhur Endrit Shabanin si Avokat të Popullit shkatërroi çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën. “Për sa i përket deklaratës së Taos, apo Taulant Begoyarisit, dua të them vetëm kaq. Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizimit damkosjen ndërkombëtare të tyre, duke paraqitur qindra e mijëra fakte. Shumë shpejt do të paraqesim në publik botimin tonë prej 1500 faqesh, për dhunën, grabitjen, farsën zgjedhore 2011. PD me gjithë këtë u angazhua në një proces, duke menduar se, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do mund të bëheshin disa ndryshime për përmirësimin e kuadrit zgjedhor, me bindjen absolute se çdo ndryshim nuk bën të mundur zgjedhje të lira, për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet. Jo. E njëjta gjë për reformë territoriale”, tha Berisha në një konferencë për mediat. “Por me aktin që kryen me Avokatin e Popullit, shkelmuan çdo parim të bashkëpunimit minimal. Çdo parim të bashkëpunimit minimal. Edi Rama zgjodhi avokat njeriun e tij. Njeriun që hynte e dilte, bënte pazare në zyrën e tij dhe kjo është e padiskutueshme”. Socialistët vendosën në mbledhjen e grupit parlamentar që të vijojnë punën për dy komisionet e posaçme, atë të Rrformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale, pavarësisht bojkotit të PD. “Nuk ka vend për kushte, kërcënime apo shantazhe ndaj mazhorancës dhe Kuvendit”, u shpreh kreu u grupit parlamentar, Taulant Balla. “Pakica nuk mund të marrë peng nevojën e reformave. Nëse opozita nuk reflekton dhe nuk kthehet në komisione, atëherë ne do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve që kanë caktuar se kush është shumica dhe kush pakica. Jam i bindur se emocionet do t’u kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë”.

Lini një Përgjigje