Pikat kryesore
- Me Lëvizjen e Dhjetorit, tre ishin figurat që spikatën në themelimin e Partisë Demokratike.
- Në sondazhin e kësaj të hëne në ABC News, Zaloshnja iu drejtua shqiptarëve me pyetjen, Kë do të kishit dëshiruar ta drejtonte atë pas themelimit?
- Pjesë e sondazhit për këtë pyetje janë të anketuarit që nuk votuan më 11 maj ose që votuan për partitë opozitare.
Me Lëvizjen e Dhjetorit, tre ishin figurat që spikatën në themelimin e Partisë Demokratike. Në sondazhin e kësaj të hëne në ABC News, Zaloshnja iu drejtua shqiptarëve me pyetjen, Kë do të kishit dëshiruar ta drejtonte atë pas themelimit? Pjesë e sondazhit për këtë pyetje janë të anketuarit që nuk votuan më 11 maj ose që votuan për partitë opozitare. Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se vetëm 28.6 % e tyre janë shprehur për Sali Berishën, 13.7 % për Azem Hajdarin, ndërsa në shumicë 50.7 % e të anketuarëve do të dëshironin që PD të drejtohej nga Gramoz Pashko. 7 % mbeten të dyzuar. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Berisha (i vetëm) pa “dhjetoristët”/ Pas 35 vitesh, PD tkurret në 300 veta! PD s’përmbushi aspiratat e dhjetorit/ Sondazhi “Zëri i Shqiptarëve”: 79.5 përqind e shqiptarëve nuk besojnë te PD Sondazhi: Shumica e drejtuesve të Lëvizjes Studentore u larguan nga politika, nga diktati i Berishës