Berisha: fsheh Edi Rama me, “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?

Berisha: fsheh Edi Rama me, “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?

Pikat kryesore

  • Kreu i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po mashtron publikisht kur pretendon se Shqipëria dhe Rusia nuk kanë pasur marrëdhënie apo kontakte zyrtare në 66 vitet e fundit.
  • Ai rendit vizita, marrëveshje dhe iniciativa politike që sipas tij provojnë lidhjet mes Tiranës dhe Moskës, duke përmendur edhe projektet rajonale të përbashkëta me Aleksandër Vuçiçin.
  • Sipas Berishës, Rama po përpiqet të fshehë një agjendë pro-ruse dhe mbështetje indirekte për interesat serbo-ruse në Ballkan.

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po mashtron publikisht kur pretendon se Shqipëria dhe Rusia nuk kanë pasur marrëdhënie apo kontakte zyrtare në 66 vitet e fundit. Ai rendit vizita, marrëveshje dhe iniciativa politike që sipas tij provojnë lidhjet mes Tiranës dhe Moskës, duke përmendur edhe projektet rajonale të përbashkëta me Aleksandër Vuçiçin. Sipas Berishës, Rama po përpiqet të fshehë një agjendë pro-ruse dhe mbështetje indirekte për interesat serbo-ruse në Ballkan. “Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite? I përbaltur për nismat e tij pro-ruse, Rama në vetëmbrojtje vuan tani nga sindroma e mohimit (denial). Edi Rama është kthyer në një lloj barsolete me mashtrimet e tij publike, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe realisht nuk ia vlen të ndalesh në serinë e tyre të pafundme. Megjithatë, unë do të ndalem vetëm në njërën prej tyre, e cila tashmë tek ai është kthyer në sindromë. Bëhet fjalë për mashtrimin e tij të përsëritur sa herë që i jep keshilla Europës për Rusinë në konferenca ndërkombëtare, sipas të cilit Shqipëria dhe Rusia, që nga vitet ’60 – koha e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga diktatori Hoxha me Bashkimin Sovjetik e deri më sot, pra në 66 vite – nuk kanë shkëmbyer asnjë vizitë të zyrtarëve të tyre. Marrëdhëniet shqiptaro-ruse janë çështje e historianëve. Ato në tërësi janë përcaktuar nga ambicia shekullore e Rusisë për Ballkanin dhe daljen e saj në ujërat e Adriatikut. Kjo ambicie ka paracaktuar edhe qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve. Për çudi, Rusia ishte një nga dy fuqitë e mëdha të kohës që firmosi në Budapest me Austro-Hungarinë në vitet 1870 (në kohën e Krizës Lindore) një marrëveshje për krijimin e shtetit shqiptar; një firmë që u fshi pa u tharë ende boja.

Lini një Përgjigje