Berisha e quan “Altin Troplini e Hajri”, por sondazhi thotë tjetër gjë: PS, trefish më e…

Berisha e quan “Altin Troplini e Hajri”, por sondazhi thotë tjetër gjë: PS, trefish më e…

Pikat kryesore

  • Në sondazhin Zëri i Shqiptarëve, publikuar këtë të hënë në ABC News, 55.3 % e të anketuarve mendojnë se SPAK nën drejtimin e Altin Dumanin është treguar më i ashpër ndaj mazhorancës socialiste.
  • Një e katërta apo rreth 25.3% vlerësojnë se SPAK-u ka vepruar njësoj si ndaj mazhorancës, ashtu edhe ndaj opozitës.
  • Ndërkaq, 19.4% e të pyeturve mendojnë se SPAK-u ka qenë i ashpër ndaj opozitës.

Në sondazhin Zëri i Shqiptarëve, publikuar këtë të hënë në ABC News, 55.3 % e të anketuarve mendojnë se SPAK nën drejtimin e Altin Dumanin është treguar më i ashpër ndaj mazhorancës socialiste. Një e katërta apo rreth 25.3% vlerësojnë se SPAK-u ka vepruar njësoj si ndaj mazhorancës, ashtu edhe ndaj opozitës. Ndërkaq, 19.4% e të pyeturve mendojnë se SPAK-u ka qenë i ashpër ndaj opozitës. Do të thotë se mbi 1 milion të rritur mendojnë se SPAK-u, nën drejtimin e Altin Dumanit, ka qenë më i ashpër ndaj mazhorancës qeverisëse. Kampioni i sondazhit të publikuar në “Zëri i Shqiptarëve” është 1152 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori është plotësuar elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor i sondazhit është në nivelin +/- 2.9%. Kujtojmë se cdo të hënë, Sali Berisha teksa paraqitet me detyrim në SPAK shfrenon fantazinë duke e cilësuar dhe ish-kreun e SPAK, si Altin Hajri dhe Altin Troplini. Epitete këta të nxitur nga mbimrat e elementëve nën hetim nga vetë SPAK.

Lini një Përgjigje