Berberi kërkon pavlefshmërinë e të dhënave nga telefoni, GJKKO vendos më 9 dhjetor…

Berberi kërkon pavlefshmërinë e të dhënave nga telefoni, GJKKO vendos më 9 dhjetor…

Pikat kryesore

  • Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, ka kërkuar sot, 4 dhjetor, gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion.
  • Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ai pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondence , pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga telefoni.
  • Në datën 9 dhjetor pritet e vendimit nga ana e GJKKO-së, nëse çështja kalon për gjykim.

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, ka kërkuar sot, 4 dhjetor, gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ai pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondence , pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga telefoni. Në datën 9 dhjetor pritet e vendimit nga ana e GJKKO-së, nëse çështja kalon për gjykim. Berberi ka kundërshtuar edhe më herët akuzat e SPAK për korrupsion dhe pastrim parash duke theksuar se “nuk provohen me prova konkrete”. Ai është nën hetim që prej marsit 2024, kohë kur edhe u arrestua. Sipas Prokurorisë së Posaçme, shtetasi V.B., administrator i një kompanie, përfitoi tre tendera në kohën kur Berberi ishte Drejtor i Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë me vlerë totale 137.4 milionë lekë dhe tre tendera të tjerë, me vlerë 101.8 milionë lekë, kur ai drejtonte ARRSH-në. Tenderat e përfituar lidhen me konsulenca projektesh që janë fituar me çmim më të ulët nga kompania në të cilën sipas hetimeve rezultoi që Berberi të ishte akoma pjesë.

Lini një Përgjigje