Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

Pikat kryesore

  • Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka shtyrë për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
  • Siç bën me dije gazetarja e Klan News, Glidona Daci, Prokuroria ka kërkuar kohë që të njihet me të gjitha pretendimet e mbrojtjes.
  • Kujtojmë se më 28 maj 2025, për dosjen e e “Sterilizimit”, u vendos që ish-ministri Beqaj të gjykohej veçmas, për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka shtyrë për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Siç bën me dije gazetarja e Klan News, Glidona Daci, Prokuroria ka kërkuar kohë që të njihet me të gjitha pretendimet e mbrojtjes. Kujtojmë se më 28 maj 2025, për dosjen e e “Sterilizimit”, u vendos që ish-ministri Beqaj të gjykohej veçmas, për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”. Më 4 mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme gjeti fajtor ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në dhënien e koncensionit të sterilizimit të mjeteve spitalore në vitin 2015 dhe e dënoi atë me 6 vite burg. Si bashkëpunëtor i tij për të njëjtat akuza, fajtor u gjet edhe biznesmeni që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, i cili u dënua nga treshja e gjyqtarëve po me 6 vite heqje lirie. Të dy ata morën pafajësi për akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Të dy ata morën pafajësi për akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Dënime më të ulëta, nga 1 deri në 3 vite burg, u dhanë për 6 të pandehur të tjerë, ish-zyrtarë që kanë qenë pjesë e komisionit për dhënien e koncensionit, për shkelje në procedurë.

Lini një Përgjigje