Katër turistë francezë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për disa vjedhje të kryera në zonat e Ksamilit dhe Sarandës.
Tre prej të arrestuarve, të moshave 21-22 vjeçare, u kapën më 4 shtator në lagjen nr.
3 të Ksamilit, pas akuzave se kishin vjedhur në një lokal.
Ata dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të tipit “gomone”.
“Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P.
N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr.
3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit ‘gomone’.” , tha Policia.
Ndërkohë turisti i katërt, i moshës 27-vjeçare u kap pasi kishte vjedhur në një lokal celularin e një personi: “Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B.
S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr.