Belinda Balluku show në zonat e përmbytura/ Agron Shehaj: Të paftyrë që pasi i vjedhin…

Belinda Balluku show në zonat e përmbytura/ Agron Shehaj: Të paftyrë që pasi i vjedhin…

Pikat kryesore

  • Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e cilëson këtë veprim hipokrizi dhe propagandë, duke e lidhur drejtpërdrejt me akuzat që rëndojnë mbi Ballukun.
  • “Në një vend normal, Balluku do të ishte duke u gjykuar para drejtësisë si një qytetare e zakonshme, pa mandat dhe pa pushtet.
  • Nuk është ‘dora e Zotit’, është e korrupsionit.” Reagimi i Shehajt vjen në një kohë kur SPAK, prej disa javësh, ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, por procesi po zvarritet, duke i dhënë kohë.

Belinda Balluku show në zonat e përmbytura/ Agron Shehaj: Të paftyrë që pasi i vjedhin shqiptarët edhe i tallin Zv/kryeministrja e pandehur Belinda Balluku ka zbritur sot në terren për të takuar banorët e prekur nga përmbytjet, pas një mungese të gjatë dalje në publik. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e cilëson këtë veprim hipokrizi dhe propagandë, duke e lidhur drejtpërdrejt me akuzat që rëndojnë mbi Ballukun. “Në një vend normal, Balluku do të ishte duke u gjykuar para drejtësisë si një qytetare e zakonshme, pa mandat dhe pa pushtet. Belinda jo vetëm që nuk lëshon karrigen, por shkon të ngushëllojë banorët e përmbytur, në një kohë kur me milionat e eurove që ajo ka vjedhur, hidrovoret do të funksiononin, rrugët nuk do të rrëshqisnin si rërë dhe kanalizimet do të ishin në rregull. Nuk është ‘dora e Zotit’, është e korrupsionit.” Reagimi i Shehajt vjen në një kohë kur SPAK, prej disa javësh, ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, por procesi po zvarritet, duke i dhënë kohë. loading…

Lini një Përgjigje