Belinda Balluku kthehet në detyrë/ Çupi: Kushtetuesja u vetëkorrigjua! Me vetëdije tentoi…

Belinda Balluku kthehet në detyrë/ Çupi: Kushtetuesja u vetëkorrigjua! Me vetëdije tentoi…

Pikat kryesore

  • Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte, 12 dhjetor, rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
  • Çupi e përshkroi sjelljen e institucionit si të tensionuar dhe të ngarkuar me rrezik për strukturat shtetërore, ndërsa theksoi se ankimimi i kryeministrit e vendosi gjykatën përballë provave të mëdha.
  • Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të distancohet nga ndikimet politike dhe të rikthejë funksionimin e saj në mënyrë të pavarur.

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte, 12 dhjetor, rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Duke komentuar vendimin në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se ky ishte një moment vetëkorrigjimi për Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij u përball me pasojat e veprimeve të veta dhe arriti në një pikë reflektimi të thellë. Çupi e përshkroi sjelljen e institucionit si të tensionuar dhe të ngarkuar me rrezik për strukturat shtetërore, ndërsa theksoi se ankimimi i kryeministrit e vendosi gjykatën përballë provave të mëdha. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të distancohet nga ndikimet politike dhe të rikthejë funksionimin e saj në mënyrë të pavarur. “ Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese vendosi që të vetëkorrigjohet. Gjykata Kushtetuese si duket, duke bërë keq bëri një të mirë. Iu afrua pasqyrës duke parë veten se në çfarë kushte ishte dhe ishte në kushte katastrofike. Gjykata Kushtetuese bëri hapin e fundit. Në mënyrë të vetëdijshme, shkoi deri në fyerjen, copëtimin dhe në shkatërrimin e gjithë strukturës së shtetit. Ky ishte shansi më i mirë, që pamë në kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një afrimitet. Ajo që bëri ishte një provë me ne, luajti me nervat e një populli të tërë. Një institucion i pakontrollueshëm, doli vetë jashtë kontrollit. Ankimimi në seancë i kryeministrit ishte në vënë në pikëpyetje të mëdha, ishte vënë në prova. Gjykata Kushtetuese veproi në një temperaturë shumë të nxehtë. Gjykata Kushtetuese është një gjykatë shumë e dobët, e cila tentoi që të dëmtonte qeverinë, vetëm sa do e turpëronte kryeministrin. Gjykata Kushtetuese duhet që të dalë nga formula politike”, tha Frrok Çupi. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Belinda Balluku rikthehet në zyrë/ Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Ramës/ Votojnë pro shumica e anëtarëve, padia do shqyrtohet brenda dy muajve Të paktën na i kurseni dabëllhanet e festave me këta “heronjtë” e rremë

Lini një Përgjigje