BBVA 5 po i vjen fundi, Ledion Liço publikon këtë krah Sara Hoxhës: “Pas çdo momenti…”

BBVA 5 po i vjen fundi, Ledion Liço publikon këtë krah Sara Hoxhës: “Pas çdo momenti…”

Pikat kryesore

  • Sot është dita e shumëpritur e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5″.
  • Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto nga prapaskenat e studios së spektaklit.
  • Pas çdo momenti në ekran qëndron puna e një ekipi të përkushtuar.

Sot është dita e shumëpritur e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5″. Krahas emocioneve të forta të finalistëve dhe audiencës që pret me padurim të mësojë fituesin, ky është një moment mjaft i ndjerë edhe për vetë stafin dhe figurat qendrore që kanë mbajtur peshën e këtij formati për më shumë se 100 ditë. Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto nga prapaskenat e studios së spektaklit. Në dy imazhet e publikuara nga Arbri, shihet bërthama kryesore e programit: vetë ai, producentja Sara Hoxha, moderatori Ledion Liço, si dhe opinionistja tjetër Monika Kryemadhi, të shoqëruar edhe nga disa prej anëtarëve të stafit realizues që punojnë pa u lodhur pas kamerave. Pas çdo momenti në ekran qëndron puna e një ekipi të përkushtuar. Respekt dhe mirënjohje për secilin.” Ky postim është ripostuar nga Ledion Liço duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut.

Lini një Përgjigje