Basha

Kryeparlamentari Dimal Basha pasi bëri homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka thënë se Serbia e ka obligim moral dhe ndërkombëtar që të tregojë vendndodhjen e të pagjeturve dhe vendet ku janë kryer masakrat. “Një obligim moral, por edhe obligim ndërkombëtar që Serbia sa më parë të tregojë vendndodhjen e të gjithë masakrave dhe vendndodhjeve ku gjenden të pagjeturit që familjet në vendin tonë mezi presin të kuptojnë fatin e tyre”. Në këto homazhe, Basha shkoi bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të PrishtinaTicket sjell për ju fluturime direkte nga Malmö drejt Prishtinës me çmime speciale. Për të gjithë ata

Lini një Përgjigje