Pikat kryesore
- Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Ëendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri.
- Njoftimi u dha në një postim të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, ku sqarohet pozicioni i menduar për Wendt.
- Analisti Fatos Çoçoli tha për se Ballkani ka nevojë për siguri në rajon dhe se zgjedhja e gjeneralit të karrierës është një zgjedhje strategjike.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Ëendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. Njoftimi u dha në një postim të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, ku sqarohet pozicioni i menduar për Wendt. Analisti Fatos Çoçoli tha për se Ballkani ka nevojë për siguri në rajon dhe se zgjedhja e gjeneralit të karrierës është një zgjedhje strategjike. Sipas tij, më parë kishte disa ura institucionale që dëmtonin rajonin, ndërsa tani është lidhje e drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë. “Është moment sigurie, është të heqësh fitilat e fuqisë së barutit. E quaj zgjedhje strategjike të sjellësh një gjeneral karriere. Një element i tillë forcon sigurinë në rajon; kemi nevojë për siguri në Ballkan me këto konflikte që ka. Deri tani kemi pasur diplomatë karriere që e kanë pasur diskutimin në tryezën e tyre; informacioni ka pasur pak kohë që të filtrohej. Është bërë një lidhje e drejtpërdrejtë; janë djegur disa ura që ishin institucionale më parë, që na kanë dëmtuar ne si rajon.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! U nominua nga Trump si ambasador i SHBA në Tiranë, kush është gjenerali Eric Wendt Shtëpia e Bardhë: Eric Wendt nominohet si ambasador i SHBA në Shqipëri Një anije kalon Ngushticën e Hormuzit, pas bllokadës së SHBA