Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar sot se nuk do t’i japë kurrë votën Listës Serbe, të cilën e cilëson si “listë kriminale serbe”.
Ai thekson se nuk mund të harrojë gjenocidin që shteti i Serbisë kreu mbi popullin e Kosovës: Mbi 13,500 civilë të vrarë, përfshirë rreth 1,200 fëmijë dhe 1,700 gra; Mbi 6,000 persona të zhdukur pas luftës, prej të cilëve 1,600 mbeten ende të zhdukur; Mbi 20,000 gra dhe vajza të përdhunuar sistematikisht; Mbi 800,000 shqiptarë të dëbuar me dhunë gjatë spastrimit etnik të pranverës 1999; Mbi 100,000 shtëpi dhe objekte civile të shkatërruara; Mbi 13,000 shqiptarë të dëbuar nga veriu, ku shumë u ekzekutuan para familjeve.
“Republika e Kosovës as nuk fal, as nuk harron!
Lista Serbe e meriton të jetë në burg, jo në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.
Ai kritikon gjithashtu opozitën për mosvotim ose abstenim për kandidatët e Listës Serbe, duke e quajtur këtë “turpin më të madh”, dhe përmend incidentin e seancës ku deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën për të respektuar jetën dhe veprën e luftëtarit të UÇK-së, Hilmi Ramadani.
Bahtiri thekson se pjesëmarrja e Listës Serbe në Kryesinë e Kuvendit është e papranueshme për secilin deputet që respekton historinë dhe drejtësinë për popullin e Kosovës.
*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të