Babai i Selinës trazon rrjetin me një postim për Enver Hoxhën ()

Babai i Selinës trazon rrjetin me një postim për Enver Hoxhën ()

Pikat kryesore

  • Selin Bollati ka qenë në qendër të vëmendjes pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, ku u “kampionia” e gafave.
  • Por, duket se kurioziteti i publikut nuk është ndalur vetëm te banorja, duke u zgjeruar edhe te familjarët e saj.
  • Së fundmi, ndjekësit e rrjeteve sociale kanë gërmuar në profilin e babait të Selinës, Jeton Bollati, dhe kanë nxjerrë në dritë një postim që daton në vitin 2013.

Selin Bollati ka qenë në qendër të vëmendjes pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, ku u “kampionia” e gafave. Por, duket se kurioziteti i publikut nuk është ndalur vetëm te banorja, duke u zgjeruar edhe te familjarët e saj. Së fundmi, ndjekësit e rrjeteve sociale kanë gërmuar në profilin e babait të Selinës, Jeton Bollati, dhe kanë nxjerrë në dritë një postim që daton në vitin 2013. Më 16 tetor, pikërisht në datëlindjen e ish-diktatorit Enver Hoxha, ai kishte vendosur si fotografi profili portretin e tij, duke e shoqëruar me një status thellësisht vlerësues. Siç shihet në fotot e siguruara, babai i Selinës shkruante hapur: “Sot ka dt i madhi, i forti dhe më i bukuri i shqiptarëve. Ky ndërtoi spitalet, shkollat, ndali gjakmarrjen, thau kënetat dhe vaksinoi popullin e tij që e deshi shumë. Të rroni e ta kujtoni.” “Sot ka dt i madhi, i forti dhe më i bukuri i shqiptarëve. Ky ndërtoi spitalet, shkollat, ndali gjakmarrjen, thau kënetat dhe vaksinoi popullin e tij që e deshi shumë. Të rroni e ta kujtoni.” Lartësimi i një figure kaq diktatoriale, e cila i shkaktoi aq shumë vuajtje popullit shqiptar, ka sjellë menjëherë një valë reagimesh negative dhe indinjatë në rrjet.

Lini një Përgjigje