Pikat kryesore
- AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje Superiorja do të rikthehet më 14 janar, për të vijuar rrugëtimin për pjesën e mbetur të sezonit.
- Sfida e parë për javën e 19-të do të vendosë përballë Bylisin dhe Tiranën prej orës 13:30.
- Më 14 janar do të luhet edhe Vllaznia-Egnatia me Elbasani-Flamurtari.
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje Superiorja do të rikthehet më 14 janar, për të vijuar rrugëtimin për pjesën e mbetur të sezonit. Sfida e parë për javën e 19-të do të vendosë përballë Bylisin dhe Tiranën prej orës 13:30. Më 14 janar do të luhet edhe Vllaznia-Egnatia me Elbasani-Flamurtari. Takime këto të programuara për në orën 17:00. Dy ndeshjet e mbetura do të luhen të enjten e 15 janarit. Partizani përballet me Vorën, në sfidën që do të luhet në Vorë për shkak të marrëveshjes nga faza e dytë. Java e 19-të do të mbyllet me ndeshjen Teuta-Dinamo. Duelet janë interesante, si për zonën e Final Four edhe për mbijetesën.