Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e dytë të vitit 2025, ku theksohet një rritje e dukshme e kostove krahasuar si me tremujorin paraprak, ashtu edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave, Indeksi i përgjithshëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë është rritur për 0,7% në TM2 2025, krahasuar me TM1 2025.
Kontributin më të madh në këtë rritje e dhanë energjia me 5,5%, pagat me 2,0%, transporti me 1,8%, kostot e tjera me 1,3%, makineritë me 1,0% dhe materialet me 0,3%.
Pas një kulmi të rritjes vjetore në TM1 2025 (+6,5%), ritmi u ngadalësua në TM2 2025 (+4,0%).
Për vitin 2024, mesatarja vjetore e IKN-së ishte 144,7 me rritje 3,4%.
*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të