Pikat kryesore
- Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren e Kuvendit, ka miratuar me konsensus ndryshimet e rregullores.
- Mbledhja përfundoi pak momente më parë, ndërsa pritet të kalohet për votim në seancë, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
- Mazhoranca ka tërhequr disa propozime që kufizonin kohën e debateve dhe mënyrën e raportimit nga institucionet, ndërsa opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e kontrollit parlamentar.
Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren e Kuvendit, ka miratuar me konsensus ndryshimet e rregullores. Mbledhja përfundoi pak momente më parë, ndërsa pritet të kalohet për votim në seancë, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu. Marrëveshja përmban lëshime nga të dyja palët. Mazhoranca ka tërhequr disa propozime që kufizonin kohën e debateve dhe mënyrën e raportimit nga institucionet, ndërsa opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e kontrollit parlamentar. U tërhoq nga propozimi që projektligjet e kërkuara nga BE shqyrtoheshin brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. U tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare. Pranoi raportimin në Kuvend të të gjitha institucioneve me detyrë kushtetuese, duke hequr propozimin për të raportuar vetëm në Komisionin Xhafaj. U pranua që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përkatëse sipas fushës. Çfarë u pranua nga PD: Kryetari i Kuvendit detyrohet t’i kërkojë institucioneve përgjigje brenda 5 ditëve dhe mund të kërkojë masa disiplinore deri në shkarkim në rast mosreagimi. Kryetarët e komisioneve janë të detyruar të thërrasin mbledhje, ose seanca dëgjimore brenda dy ditëve nga kërkesa e pakicës parlamentare. Seanca plenare mund të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar. Masat disiplinore, pezullohen automatikisht nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit dhe nuk do të llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike.