Arrestohet në Rinas egjiptiani/ Kalonte ilegalisht emigrantët drejt vendeve të BE

Arrestohet në Rinas egjiptiani/ Kalonte ilegalisht emigrantët drejt vendeve të BE

Pikat kryesore

  • Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Organizatori”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve.
  • Sipas Policisë, 34-vjeçari u kap në flagrancë në autostradë, pranë Rinasit, teksa po transportonte drejt Shkodrës një shtetas egjiptian.
  • Për të shmangur kontrollet policore, ai dyshohet se i transportonte emigrantët një e nga një.

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas egjiptian, 34 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për organizimin dhe transportimin kundrejt pagesës të emigrantëve që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Organizatori”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve. Sipas Policisë, 34-vjeçari u kap në flagrancë në autostradë, pranë Rinasit, teksa po transportonte drejt Shkodrës një shtetas egjiptian. Për të shmangur kontrollet policore, ai dyshohet se i transportonte emigrantët një e nga një. Nga hetimet paraprake rezulton se i arrestuari organizonte dhënien e ndihmës për shtetas të huaj, kryesisht nga Egjipti, për kalim të kundërligjshëm të kufijve me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Gjatë operacionit u sekuestrua telefoni celular i të arrestuarit, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij të dyshuar kriminal. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! ‘Luks kontrabandë’, procedohen 9 tregtarë/ Tiranë, nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre Atentati në Sarandë/ Autorët u larguan nga deti, në vendngjarja 9 gëzhoja. Nga konfliktet e të birit, tek larja e hesapeve… Sulm masiv me dronë në Rusi, 7 të vrarë dhe 24 të plagosur

Lini një Përgjigje