Arrestohet i dyshuari për vrasjen e ish-kryeparlamentarit ukrainas Dy ditë pas vrasjes së ish-kryeparlamentarit ukrainas Andriy Parubiy, është vënë në pranga autori i dyshuar për këtë krim.
Ai ka dhënë një dëshmi paraprake, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, shkruan presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, bëri të ditur se vrasësi u vu në pranga gjatë natës në rajonin e Khmelnytskyit, në Ukrainën Perëndimore.
“Atentati ishte përgatitur me kujdes; lëvizjet e viktimës, oraret, rruga e Parubiy dhe u mendua një plan për arratisjen e tij”, tha Klymenko.
Parubiy doli në skenë gjatë protestave masive të të ashtuquajturës “Kryengritja e Maidanit” në Ukrainë, të cilat mbështetën lidhjet më të afërta me BE-në dhe rrëzuan ish-presidentin pro-rus Viktor Yanukovych në vitin 2014.
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e ish-kryeparlamentarit ukrainas Arrestohet në Prizren 36 vjeçari në kërkim, ishte i dënuar me mbi 4 vjet burgim Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK tre ditë pas mbylljes së hetimeve Kushtetuesja konfirmon se ka pranuar kërkesën e Listës Serbe, por nuk jep detaje Prishtina dhe problemet e rivitalizimit, si zgjidhet kjo punë?
“Me pritë ma pak në të kuqen”, Rama: Është bërë riprogramimi i semaforëve nga Dardania deri te Bregu i Diellit