Pikat kryesore
- I burgosuri ishte shtruar në spital për probleme shëndetësore, ndërsa po mbahej nën masa sigurie nga forcat e rendit.
- Pas arratisjes së tij, policia ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore rrugore dhe në zonat përreth, me qëllim kapjen e tij sa më shpejt.
- Autoritetet policore nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e arratisjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Arratisja spektakolare e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, postblloqe dhe në Kavajë Policia e Tiranës dhe ajo e Kavajës kanë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Kavajës, përgjatë autostradës Durrës–Rrogozhinë, në kuadër të kërkimeve për të burgosurin Altin Ndoci, që u arratis nga spitali i Durrësit, teksa kryente një kontroll mjekësor. I burgosuri ishte shtruar në spital për probleme shëndetësore, ndërsa po mbahej nën masa sigurie nga forcat e rendit. Pas arratisjes së tij, policia ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore rrugore dhe në zonat përreth, me qëllim kapjen e tij sa më shpejt. Autoritetet policore nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e arratisjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen. loading…