Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë Austria ka nisur me fitore

Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë Austria ka nisur me fitore

Pikat kryesore

  • Austria ka nisur me fitore të rëndësishme rikthimin e saj në Kupën e Botës pas 28 vitesh mungesë, duke mposhtur 3-1 debutuesit e Jordanisë në ndeshjen e parë të Grupit J.
  • Ndeshja u zhvillua me shumë tension dhe emocione, ku austriakët u detyruan të luftojnë deri në minutat e fundit për të siguruar tre pikët.
  • Austria kaloi e para në avantazh në minutën e 20-të, kur Romano Schmid realizoi një gol nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të forte, që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar.

Austria ka nisur me fitore të rëndësishme rikthimin e saj në Kupën e Botës pas 28 vitesh mungesë, duke mposhtur 3-1 debutuesit e Jordanisë në ndeshjen e parë të Grupit J. Ndeshja u zhvillua me shumë tension dhe emocione, ku austriakët u detyruan të luftojnë deri në minutat e fundit për të siguruar tre pikët. Austria kaloi e para në avantazh në minutën e 20-të, kur Romano Schmid realizoi një gol nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të forte, që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar. Megjithatë, Jordania reagoi menjëherë pas pushimit dhe në minutën e 50-të barazoi rezultatin me anë të sulmuesit Ali Oluan, i cili përfitoi nga një hapësirë në zonë dhe goditi saktë në cepin e portës. Austria mendoi se kaloi sërish në avantazh në minutën e 69-të, kur Marko Arnautoviç shënoi pas një rrëmuje para portës, por goli u anulua nga VAR pas një prekje me dorë të shokut të skuadrës Stefan Posch në aksionin paraprak. Ky moment krijoi tension të madh në fushë dhe në pankinën austriake. Vetëm pak minuta më vonë, Austria gjeti sërish rrugën drejt golit, këtë herë me fat, pasi një krosim i Marcel Sabitzer nga këndi u devijua nga mbrojtësi Yazan Al-Arab dhe përfundoi në portën jordaneze, duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës evropiane. Në minutat shtesë të ndeshjes, Austria siguroi fitoren përfundimtare. Pas një prekje me dorë në zonë nga Saleem Obeid, gjyqtari akordoi penallti, të cilën Marko Arnautoviç e shndërroi në gol me një goditje të qetë dhe të saktë, duke vulosur rezultatin 3-1. Me këtë fitore, Austria ngjitet në vendin e dytë të Grupit J, pas Argjentinës që kryeson grupin me fitoren e thellë ndaj Algjerisë 3-0. Jordania mbetet në vendin e tretë, ndërsa Algjeria renditet e fundit pas ndeshjeve të para të grupit.

Lini një Përgjigje