Pikat kryesore
- Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me partinë KDTP, e komunitetit turk.
- Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë do ta mbështes Arian Tahirin për Kryetar të Mitrovicës.
- Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës.
Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me partinë KDTP, e komunitetit turk. Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë do ta mbështes Arian Tahirin për Kryetar të Mitrovicës. “Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës. Koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për besimin dhe mbështetjen! Mitrovica është shtëpia jonë e përbashkët! ”, ka shkruar Tahiri. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 16:40 Arian Tahiri siguron mbështetje nga komuniteti turk në Mitrovicë 10/30/2025 16:34 Takimi për pagën minimale, Tahiri: Korrupsion elektoral me paranë publike- Qeveria për tre vite injoroi ligjin 10/30/2025 16:32 Lulzim Basha paraqitet në SPAK