Në këtë postim, ajo publikoi një bisedë private që kishte marrë nga një person i cili rrëfente përjetimet e tij personale dhe lidhjen me familjen e Feros.
Mesazhi i gjatë nis me fjalët se “babai i Feros është edhe babai im biologjik”, duke treguar se dhuna dhe traumën që Arbenita pretendon se ka përjetuar, e ka përjetuar edhe nëna e këtij personi vite më parë.
Arbenita, nga ana e saj, shihet duke e falënderuar për këtë mesazh dhe e pyet nëse mund ta publikojë për të forcuar edhe më shumë qëndrimin e saj publik.
Personi pranon, me kushtin që të mos përmendet emri i tij, duke theksuar se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me këtë histori.
Përkrah bisedës, Arbenita shtoi edhe një mbishkrim të fortë: “ Like father like son…
Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumat që u ka dhënë familja.