Antifesta e flakjes së kapeleve Hedhja e kapeleve është një

Antifesta e flakjes së kapeleve Hedhja e kapeleve është një

Pikat kryesore

  • Hedhja e kapeleve është një rit i studentëve në gjithë botën.
  • Në kopshtin e tyre të kujtimeve ajo mbetet një nga ngjarjet më të bukura.
  • Sepse shënon “fluturimin” në jetën e re si profesionistë të diplomuar.

Hedhja e kapeleve është një rit i studentëve në gjithë botën. Ata festojnë ashtu përfundimin e studimeve të larta. Në kopshtin e tyre të kujtimeve ajo mbetet një nga ngjarjet më të bukura. Sepse shënon “fluturimin” në jetën e re si profesionistë të diplomuar. Në protestën e pardjeshme një grup studentësh bënë një gjest simbolik të kundërt me vallëzimin kremtues të kapeleve. Nuk i hodhën, por i flakën. Për të dhënë mesazhin se vlera e diplomave të fituara me përpjekje të mëdha humbet me shpejtësi në “ bursën” e një realiteti politiko-shoqëror, ku dija është e fundit. Ti mund të kesh një, madje dy diploma me nota të mira e shumë të mira. Mund të kesh mbaruar studimet me rezultate të shkëlqyera në një univeristet prestigjioz në Europë. Të gjitha këto kanë një vlerë relative ose nuk kanë vlerë fare për t’u punësuar në administratën shtetërore nëse nuk ke “diplomën” e diplomave: Përkatësinë partiake familiare në PS-në të Ramës. Apo të qënit simpatizant dhe votues i verifikuar i saj. Apo të kesh një lidhje me dikë që bëhet garant se vota jote do të shkojë për partinë në pushtet. Apo të jesh vetë dikush që e garanton këtë. Apo falë rrethanave të caktuara të jesh pjesë e një “ fondi” të vogël që kryeministri dhe zyrtarë të tjerë në shembullin e tij e mbajnë për të sajdisur ndonjë “rrebel” të partive kundërshtare. Por, deri në një pikë, sepse sapo të shohin se përfituesi nuk po merr ngjyrën mavi të partisë e largojnë me një pretekst çfarëdo. Shembujt janë pa fund.

Lini një Përgjigje