AME del me raport të përditësuar për vërshimet në vend: Situata e menaxhueshme,…

AME del me raport të përditësuar për vërshimet në vend: Situata e menaxhueshme,…

Pikat kryesore

  • Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka dhënë një raport të përditësuar të situatës më vërshime që ka përshirë vendin.
  • Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj.
  • Po ashtu, AME tha se nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka dhënë një raport të përditësuar të situatës më vërshime që ka përshirë vendin. Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, kjo agjenci thotë se situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet “kryesisht stabile dhe e menaxhueshme”. Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj. Nuk raportohet për humbje jete. Po ashtu, AME tha se nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës. – Shtime: vërshime në rrugën Shtime–Reçak. – Graçanicë: vërshime në Motel “Villa Hilton” dhe rrugën te Prishtina Mall. Të gjitha intervenimet janë realizuar nga NJPZSH, DSHPE dhe kompani të kontraktuara nga Komunat. – Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë: pa thirrje dhe pa intervenime; rrugët të kalueshme. – Malishevë: dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji. – Dragash: një intervenim teknik në fshatin Rapçë (pusetë e bllokuar). – Mitrovicë: në kompleksin “Amina” është evakuuar një familje nga NJPZSH; -aktualisht gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja. – Skenderaj & Vushtrri: pa raste që kërkojnë ndërhyrje. – Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik: situata stabile, pa kërkesa për intervenim. Pejë–Kullë: e kalueshme, me kujdes. Situata e qetë dhe stabile. Niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie. Raportohet një bllokim rruge nga shembja e dheut. – Gjilan: vërshim në rrugën e Kufcës. – Komunat tjera (Ferizaj, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë/Novobërdë, Kllokot, Partesh, Ranillug): pa vërshime, situata e qetë. 3. Nuk janë pranuar kërkesa shtesë për ndihmë apo koordinim nga komunat gjatë intervalit 22:00–08:00. 4. VLERËSIMI I SITUATËS Situata paraqitet stabile dhe e menaxhueshme. vështirësitë në qarkullim. Nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës. 5. GATISHMËRIA INSTITUCIONALE Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përgjegjëse për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë mbesin në gatishmëri të plotë 24/7, për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 14:09 Rasti BKS: Gjykata Themelore në Prizren dërgon në mbajtje 39 të dyshuar 01/10/2026 14:07 Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit 01/10/2026 13:57 Mustafa tha se LDK kishte bërë gabim trashanik kur kishte votuar Thaçin për president, reagon Ganimete Musliu

Lini një Përgjigje