Në prag të fillimit të sezonit të ri politik dhe legjislaturës së re pas zgjedhjeve të 11 majit, disa ambasadorë të akredituar në Tiranë realizuan sot një takim me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Takimi, i organizuar nga ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, kishte si qëllim të diskutohej për sfidat dhe prioritetet që do të shoqërojnë këtë mandat të katërt të kryeministrit Edi Rama. Në këtë kontekst, ambasadorët shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur reformat dhe përmirësimet në sistemin e drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë mes institucioneve vendase dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ambasadorët në Tiranë takojnë krerët e institucioneve të drejtësisë