Aleanca Kombëtare për Integrim fiton dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në…

Aleanca Kombëtare për Integrim fiton dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në…

Pikat kryesore

  • Koalicioni shqiptar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) i ka fituar dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në disa komuna të Maqedonisë së Veriut të dielën, sipas rezultateve preliminare.
  • Kundërshtari i Shabanit në këto zgjedhje ishte Zulhajrat Demiri, i cili u mbështet nga Grupi i Votuesve.
  • Përvec këtyre dy komunave, zgjedhjet lokale u përsëritën edhe në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.

Koalicioni shqiptar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) i ka fituar dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në disa komuna të Maqedonisë së Veriut të dielën, sipas rezultateve preliminare. AKI-j e fitoi edhe Vrapçishten me kandidatin Isen Shabani. Kundërshtari i Shabanit në këto zgjedhje ishte Zulhajrat Demiri, i cili u mbështet nga Grupi i Votuesve. Përvec këtyre dy komunave, zgjedhjet lokale u përsëritën edhe në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë. Komunën e Mavrovës-Rostushës e fitoi Oner Jakupovski, i cili u mbështet nga koalicioni Maqedonia e Juaj, i udhëhequr nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE. Jakupovski, i cili ishte kandidat në rundin e parë të zgjedhjeve në vitin 2025, hyri në garë për kryetar komune me të njëjtin kundërshtar, Anes Ahmeti, i mbështetur nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. Kandidati i vetëm në Qendër Zhupë, Arijan Ibrahim nga Partia Demokratike e Turqve, siguroi 973 vota. Në këtë komunë. Këto rezultate u në një konferencë për shtyp të dielën vonë nga zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Radica Todorovska Aleksovska. Ajo njoftoi se komisioni do t’i rezultatet fillestare zyrtare të hënën, pasi të mbërrijnë procesverbalet nga qendrat e votimit. Gjatë ditës së zgjedhjeve policia nuk regjistroi asnjë incident apo shkelje të rendit publik. Ministria e Brendshme, në një deklaratë, vlerësoi se zgjedhjet e përsëritura lokale u “mbajtën në një atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike”. Arsyeja për zgjedhjet e përsëritura është se nuk dolën mjaftueshëm njerëz për të votuar në votimin e 19 tetorit të vitit të kaluar. Një kusht që zgjedhjet të ishin të suksesshme ishte që të paktën një e treta e qytetarëve të regjistruar në Listën e Votuesve të votonin. Por, ndryshe nga atëherë, sipas rregullave zgjedhore, nuk kishte nevojë për regjistrim të popullsisë në zgjedhjet e përsëritura më 11 janar./RadioEvropaeLirë Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/12/2026 15:56 Hapet afati, prej sot pranohen aplikimet për dëmet nga vërshimet në Komunën e Mitrovicës 01/12/2026 15:55 Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Arktikut 01/12/2026 15:51 “Fantazma e Prishtinës” ishte imazh i Inteligjencës Artificiale, reagon Policia: S’kemi asnjë ankesë

Lini një Përgjigje