string(108) "nuk-duhet-ti-zihet-bese-serbise-alban-meha-e-kujton-horrorin-e-beogradit-dhe-e-permend-padrejtesine-qe-iu-be" “Nuk duhet t’i zihet besë Serbisë”, Alban Meha e kujton horrorin e Beogradit dhe e përmend padrejtësinë që iu bë Kombëtarja shqiptare ka pasur ndër vite futbollistë që kanë lënë gjurmë, e një nga ata është pikërisht Alban Meha, i cili gjithmonë do të mbahet mend për goditjet e tij nga distanca, ku edhe shënonte dy herë me kuqezinjtë. Mesfushori nga Prekazi, në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur për të shkuarën e tij, Kombëtaren, Europianin e 2016 si edhe ndeshjen e ardhshme kundër Serbisë. Ditët e sotme, shumë lojtarë e mbyllin karrierën ne moshë me të re, ndërsa ju vazhdoni edhe pse 39 vjeç. Cili është sekreti i Mehës? Sekreti është se unë edhe në shtëpinë time, bëj ushtrime edhe me ekipin e mbaj veten në gjendje të mirë gjithmonë. Nuk i kam ndalur kurrë ushtrimet sepse e dua futbollin me zemër dhe ky është sekreti, të kesh dashuri për futbollin. Cili është pengu që keni nga Kombëtarja? Pengu më i madh që kam nga Kombëtarja, është mungesa në Europian. E kisha ëndërr Europianin e Francës, që të isha aty, por trajneri De Biazi më bëri padrejtësi atë kohë. A mendon se mund të përsëriten skenat e 11 viteve më parë? Serbisë nuk duhet që t’i besohet asnjëherë dhe besoj se futbollistët tonë, do ta kenë shumë të vështirë të luajnë atje. Gjithsesi, unë dua që t’iu uroj shumë suksese dhe të na bëjnë krenarë me një fitore. Sergio Ramos dështon me penalltinë “Panenka”, këtë e paguan shtrenjtë Monterrey “Nuk duhet t’i zihet besë Serbisë”, Alban Meha e kujton horrorin e Beogradit dhe e përmend padrejtësinë që iu bë Messi s’ka të ndalur, i shënon dy gola të tjerë për Inter Miamin Modelja i zbulon detajet e lidhjes me Yamalin: Më shkroi që kur ishte 11 vjeç Barcelona e entuziazmuar me Marcus Rashford, por vendimi për transferimin përfundimtar mund të shtyhet
Alban Meha shpall “Nuk duhet t’i zihet besë Serbisë”, e kujton horrorin e Beogradit dhe e…