Akuzohen për nxjerrje të sekretit shtetëror, nën hetim ish-drejtori i SHISH në Berat dhe djali i tij Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror në Berat, A.Sh., u mor i pandehur nga Prokuroria e Beratit, që ka ngritur ndaj tij akuzën e nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit.
I pandehur u mor edhe djali i tij, P.Sh., për të cilin nisën fillimisht hetimet për organizim në kundërshtim me ligjin të lojërave të fatit.
Sipas një njoftimi zyrtar, kontrollet e ushtruara për hetimet ndaj djalit të tij çuan në gjetjen e një USB-je në banesë, në të cilën mbante një material që nga verifikimet ishte i klasifikuar në nivelin “sekret”.
“Këto materiale administrohen në SHISH në kopje të vetme.
Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
Marrja e materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.” Aksident në Shkodër, makina pëson defekt dhe përmbyset në rrugë, lëndohet pasagjeri Po lëvizte me biçikletë, gruaja përplaset nga automjeti në Korçë Viti i ri shkollor, prindërit duhet të paraqesin pranë shkollave certifikatat e vaksinimit të fëmijëve Akuzohen për nxjerrje të sekretit shtetëror, nën hetim ish-drejtori i SHISH në Berat dhe djali i tij Presidenti Begaj nerr pjesë në homazhet për regjisorin Dhimitër Anagnosti Meta kërkon lirimin, Apeli cakton datën për shqyrtimin e kërkesës