Pikat kryesore
- Autoritetet këshillojnë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë, pasi kushtet e rrugës janë të rrezikshme.
- Policia Rrugore ndodhet në terren, për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë mjeteve që mund të bllokohen si pasojë e akullit.
- Aktualisht, qarkullimi vijon me lëvizje të ngadaltë në të dy krahët e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë.
Akull në aksin Librazhd–Qafë Thanë/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me zinxhirë Temperaturat e ulëta kanë sjellë prezencë të akullit në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, veçanërisht në zonën e Dragostunjës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Autoritetet këshillojnë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë, pasi kushtet e rrugës janë të rrezikshme. Policia Rrugore ndodhet në terren, për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë mjeteve që mund të bllokohen si pasojë e akullit. Aktualisht, qarkullimi vijon me lëvizje të ngadaltë në të dy krahët e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë. loading…