Aksidentet rrugore u ulën me 6.3% në mars, sjellja e shoferëve shkaku kryesor

Aksidentet rrugore u ulën me 6.3% në mars, sjellja e shoferëve shkaku kryesor

Pikat kryesore

  • Gjatë muajit mars 2026, 86,5% e aksidenteve rrugore, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, thuhet në publikimin e INSTAT.
  • Aksidentet rrugore shënuan ulje edhe në muajin e tretë të vitit me një total prej 89 rastesh.
  • Të dhënat zyrtare tregojnë se shkaku kryesor i aksidenteve vijon të mbetet sjellja e shoferëve në timon.

Gjatë muajit mars 2026, 86,5% e aksidenteve rrugore, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, thuhet në publikimin e INSTAT. Aksidentet rrugore shënuan ulje edhe në muajin e tretë të vitit me një total prej 89 rastesh. Të dhënat zyrtare tregojnë se shkaku kryesor i aksidenteve vijon të mbetet sjellja e shoferëve në timon. “Në muajin mars 2026 janë regjistruar 89 aksidente rrugore, në të cilat 117 persona kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë periudhës janar-mars 2026, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 6,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajit mars 2026, 86,5% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve” , thuhet në publikimin e INSTAT. I njëjti vlerëson se të rinjtë janë edhe ata që mbajë peshën më të lartë në totalin e rasteve të aksidenteve të raportuara. Konkretisht grupmosha 25-34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 32,6% të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë. INSTAT vlerëson se numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e enjte me 18,0%, ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e dielë me 9,0%.

Lini një Përgjigje