Aksident ‘zinxhir’ në Tepelenë në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, 8 të plagosur dërgohen në…

Aksident ‘zinxhir’ në Tepelenë në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, 8 të plagosur dërgohen në…

Pikat kryesore

  • Një aksident ka ndodhur sot në 29 prill në aksin Tepelenë-Krahës në afërsi të fshatit Iliras.
  • Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në anë të kundërt.
  • Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në ngjarje.

Një aksident ka ndodhur sot në 29 prill në aksin Tepelenë-Krahës në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në anë të kundërt. Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në ngjarje. Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Memaliaj/Informacion paraprak Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje