Aksident në autostradën Lushnje-Fier, bashkëshortët dërgohen me urgjencë në spital

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, bashkëshortët dërgohen me urgjencë në spital

Pikat kryesore

  • Këtë të premte, dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Range Rover”, në tentativë parakalimi.
  • Motoçikleta dhe automjeti kryen manovër për të parakaluar një mjet bujqësor.
  • Dy personat që udhëtonin në motoçikletë janë marrë me urgjencë dhe janë transportuar për në spitalin e Lushnjes.

Këtë të premte, dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Range Rover”, në tentativë parakalimi. Motoçikleta dhe automjeti kryen manovër për të parakaluar një mjet bujqësor. Mjeti tip “Range Rover” për pasojë ka goditur motoçikletën. Dy personat që udhëtonin në motoçikletë janë marrë me urgjencë dhe janë transportuar për në spitalin e Lushnjes. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për hetimin e shkaqeve që sollën aksidentin. Aksidenti ka krijuar edhe radhë të gjata trafiku në autostradë. Paraprakisht, dyshohet për manovër të gabuar parakalimi edhe nga motoçikleta edhe nga mjeti tip fuoristradë.

Lini një Përgjigje