Pikat kryesore
- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem.
- Një kamion i ngarkuar me agrume është përmbysur në anë të rrugës.
- Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem. Një kamion i ngarkuar me agrume është përmbysur në anë të rrugës. Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon në kanal, raportohet për të plagosur VIDEO/ Aksident në Fier, makina përplaset me motorin Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas të moshuarën, transportohet në spital