Pikat kryesore
- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.
- Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, i cili ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”. Dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, i cili ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur Tritol në makinën e Mirash Gjikolës/ Arrestohet 21-vjeçari, bashkëpunoi me dy të tjerë që janë në kërkim