Aksident i rëndë në në Vlorë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, humb jetën…

Aksident i rëndë në në Vlorë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, humb jetën…

Pikat kryesore

  • Një aksident i rëndë dhe me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme (12 maj) në Vlorë.
  • Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Panaja-Novoselë, A.H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin.
  • Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Një aksident i rëndë dhe me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme (12 maj) në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Panaja-Novoselë, A.H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin. Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur. 34-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje