Aksident i rëndë në Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së…

Aksident i rëndë në Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së…

Pikat kryesore

  • Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku ka mbetur një i vdekur e 3 të plagosur.
  • Janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e goditjes njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
  • Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku ka mbetur një i vdekur e 3 të plagosur. Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth 1 orë më parë. Janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e goditjes njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tjetër Audi ka pësuar dëmtime të shumta. Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Lini një Përgjigje