Ajlin Petrela flet për divorcin nga Erion Isai dhe jetën pas tij

Ajlin Petrela flet për divorcin nga Erion Isai dhe jetën pas tij

Ajlin Petrela, ish-bashkëshortja e aktorit të njohur Erion Isai, ka folur hapur për ndarjen e saj nga ai gjatë një intervistë në emisionin e mëngjesit në MCN. Ajo, nënë e dy vajzave, Ajër dhe E’dua, përshkroi procesin e ndarjes si një vendim të përbashkët, me fokus në mirëqenien e fëmijëve.

Petrela theksoi se marrëdhëniet me Isain janë të qeta dhe me respekt, duke u angazhuar për të siguruar një ambient të shëndetshëm për vajzat e tyre. Ajo zbuloi se ndodhet në një marrëdhënie të re dashurie, por ka zgjedhur ta mbajë partnerin e saj në hije për të ruajtur privatësinë.

“Ne sapo u kthyem nga një udhëtim. Partneri im nuk ka lidhje me botën e medias, dhe përpiqemi ta mbajmë jetën tonë personale larg vëmendjes,” shpjegoi ajo. Petrela e përshkroi lidhjen si një sfidë, duke theksuar se ajo ka nisur rreth nëntë muaj më parë dhe se përpiqet të balancojë rolin e nënës me jetën e saj personale.

Ajo shprehu bindjen se është më mirë për vajzat të rriten në një ambient të lumtur, edhe nëse kjo do të thotë të kenë dy shtëpi. “Nuk doja kurrë që ato të përjetonin trauma për shkak të tensioneve në shtëpi,” tha ajo. Petrela ndjeu nevojën për të mbajtur marrëdhënien e saj të re private, duke e përshkruar partnerin si një person të qetë, që nuk impresionohet nga fama.

Lini një Përgjigje