Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

Pikat kryesore

  • Agron Tufa, në një koment të tijin, thotë se Edi Rama nuk mundet me votë.
  • Madje, sipas tij, opozitarët duhet të mendojnë edhe të japin jetën, për të mundur Ramën.
  • Ka shumë vjet që e them se Rama përmbyset me revoltë e rebelim të pandalshëm.

Agron Tufa, në një koment të tijin, thotë se Edi Rama nuk mundet me votë. Sipas tij, Rama mundet veç me revoltë e rebelim. Madje, sipas tij, opozitarët duhet të mendojnë edhe të japin jetën, për të mundur Ramën. “Tani pa hile, edhe 1 herë: A mundet Rama me votë!? Unë besoj se nuk mundet. Ka shumë vjet që e them se Rama përmbyset me revoltë e rebelim të pandalshëm. Për këtë duhen dy kushte: 2-Një vendosmëri dhe bindje e gjithsecilit që del në protestë dhe rebelim, se qeveria rrëzohet, dhe se deri në rrëzimin e saj mund të humbasësh dhe jetën tënde, që është një dhe e pakthyeshme… Ngecjet janë në të dy pikat, por sidomos kjo e dyta… Kur ta kapërcejmë frikën e pikës së dytë, Rama ka rënë brenda 3-4 orësh”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje