Pikat kryesore
- Pas shumë vitesh aludime dhe thashetheme në median rozë, modelja e njohur Adrola Dushi dhe reperi Capital T kanë vendosur t’i japin fund dilemave duke zyrtarizuar romancën e tyre.
- Pikërisht në ditën e të dashuruarve, çifti ka zgjedhur të ndajë me publikun foton e parë zyrtare së bashku.
- Në imazhin e publikuar, ata shfaqen mjaft të afërt dhe të buzëqeshur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Adrola mban në dorë një trëndafil të kuq, simbol i kësaj dite.
Pas shumë vitesh aludime dhe thashetheme në median rozë, modelja e njohur Adrola Dushi dhe reperi Capital T kanë vendosur t’i japin fund dilemave duke zyrtarizuar romancën e tyre. Pikërisht në ditën e të dashuruarve, çifti ka zgjedhur të ndajë me publikun foton e parë zyrtare së bashku. Në imazhin e publikuar, ata shfaqen mjaft të afërt dhe të buzëqeshur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Adrola mban në dorë një trëndafil të kuq, simbol i kësaj dite. Ky postim ka marrë menjëherë vëmendjen e rrjetit, pasi fansat e prisnin prej kohësh këtë konfirmim nga dyshja, e cila deri më tani ishte treguar hermetike lidhur me jetën e tyre private.