Pikat kryesore
- Kënga me ritëm veror dhe stil modern ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, por jo vetëm për muzikën.
- Jashtë projektit artistik, një detaj tjetër ka bërë bujë në rrjete sociale dhe mediat rozë, duke e vendosur projektin edhe më shumë në qendër të vëmendjes.
- Bëhet fjalë për producentin Adion (Adion the Beat), i cili sapo ka përfunduar eksperiencën e tij në reality show “Ferma VIP”.
Diona Fona është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me projektin e saj më të ri, një bashkëpunim me Singin të titulluar “SNS”, i cili është publikuar së fundmi edhe me videoklip dhe ka nisur të marrë klikimet e para në platformën YouTube. Kënga me ritëm veror dhe stil modern ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, por jo vetëm për muzikën. Jashtë projektit artistik, një detaj tjetër ka bërë bujë në rrjete sociale dhe mediat rozë, duke e vendosur projektin edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për producentin Adion (Adion the Beat), i cili sapo ka përfunduar eksperiencën e tij në reality show “Ferma VIP”. Menjëherë pas daljes nga formati, ai është rikthyer aktiv në rrjetet sociale, ku ka reaguar publikisht për publikimin e këngës.