Abuzimet në Bashkinë e Tiranës/ Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat për zyrtarët e…

Abuzimet në Bashkinë e Tiranës/ Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat për zyrtarët e…

Pikat kryesore

  • Zyrtarët ndaj të cilëve u vendosën masat e arrestit janë: -Aurel Boriçi, drejtor i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, lënë në “Arrest shtëpie”.
  • -Eleana Guçe, përgjegjëse e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë Natyrore në Bashkinë e Tiranës, në “Detyrim paraqitje”.
  • -Aurel Çuko, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, në “Arrest shtëpie”.

Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në procedurat e shembjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e Kombinatit. Tri ditë më parë Prokuroria e Tiranës zbardhi emrat e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, ku përfshihen drejtuesit e Emergjencave Civile, inspektorë të IMT dhe përgjegjës të Sektorit të Politikave të Kompensimit, ndaj të cilëve prokuroria kërkoi masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”. Zyrtarët ndaj të cilëve u vendosën masat e arrestit janë: -Aurel Boriçi, drejtor i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, lënë në “Arrest shtëpie”. -Eleana Guçe, përgjegjëse e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë Natyrore në Bashkinë e Tiranës, në “Detyrim paraqitje”. -Aurel Çuko, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, në “Arrest shtëpie”. -Rexhina Rakipi, Specialiste e IMT, Bashkia Tiranë, në “Detyrim paraqitje”. -Sokol Qehajaj, Specialist i IMT, Bashkia Tiranë, në “Arrest shtëpie”. -Aleksandra Mahmutllari, mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e kompanive, në “Detyrim paraqitje”. -Shyqyri Maloku, përfaqësues ligjor i kompanive në “Detyrim paraqitje”. -Fatmir Firi, përfaqësues i kompanive në “Detyrim paraqitje”./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Belinda Balluku kthehet në zyrë/ Avokati Beqiri: Vendim i drejtë. Gjyqtarët Xhaferllari dhe Vokshi, në krahun e Berishës Klani “Sadushi” votoi kundër qeverisë/ Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses, Balluku në detyrë “Sektori i IT, pagat më të larta”, Manjani: Punonjësi përveç rritjes së pagës, duhet të trajnohet nga bizneset

Lini një Përgjigje